E. League/ Napoli-Legia përleshje mes tifozëve, eliminohen Ajaksi dhe Skënderbeu

 

Ndeshjet e fundit në Europa League, nuk kaluan pa përleshje. Në Napoli, zbarkimi në qytetin italian i tifozëve të Legia Varshavës u shoqërua me incidente në rrugët. Një numër i konsiderueshëm i tifozëve polakë, që njihen si një grupimeve më problematike në Kontinentin e Vjetër, u përplas me ata napolitanë gjatë mbrëmjes së të mërkurës. Episodi i parë i dhunës ndërmjet tifozerive u regjistrua prej aeroportit të Kapodikino-s. Një sherr nga i cili u arrestuan 7 tifozë të Napolit dhe dy bullgarë, të një tifo-grupi të binjakëzuar me të kaltërit. Gjatë incidenteve u përdorën bomba artizanale, shufra hekuri dhe shkopinj. Nga përleshjet u regjistruan 11 të plagosur, ndërsa në total numri i personave të shoqëruar në polici ishte 16 vetë. Ndeshja përfundoi 5-2 në favor të Napolit. Sakaq, në fazën tjetër të Europa League spikat eliminimi i Ajaksit të Amsterdamit, pasi barazoi 1-1 me Molde brenda fushës së vet.

Molde, Fenerbahçe, Liverpool , Sion , Krasnodar, Dortmund, Napoli, Midtjylland, Rapid Vienna, Villarreal e siguruan pak orë më herët kualifikimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekipet e mëdha si Lazio, Shalke, Fiorentina Totenhem dhe Atletiko e Bilbaos, nuk e diskutuan kalimin edhe pas ndeshjeve të fundit, që mbyllën mbrëmjen e djeshme fazën e grupeve në Europa League. Të mëdhatë nuk gabuan as në ndeshjet e fundit, teksa Totenhem fitoi thellë me Monako 4-1, Shalke me Asteras 0-4, dhe Bilbao me Az Alkmar 2-2. Lazio barazoi 1-1 në fushë Saint Etienne dhe Fiorentina fitoi 1-0 me Belenenses.  U kualifikuan edhe Basel që fitoi 1-0 në fushë të Lech. Dramë Në Bograd, ku Partizani vendas humbi 3-1 me  Augsburg, në fund kur mbeti me 10 lojtarë. Gjermanë kaluan më tej falë golavarazhit.  Anderlekti i Ben sik Hasit fitoi 2-1 me Qarabak dhe kaloi grupin, ashtu si edhe Sparta e Pragë që fitoi 3-1 në Qipro me Nikosian, duke përmbusur rezultatin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Skënderbeu nuk kishte asnjë shans kualifikimi në përballjen e sotme nw “Elbasan Arena” me rusët e Lokomotivës së Moskës. Pritej një ndeshje e vështirë dhe kampionët e Shqipërisë u ndëshkuan nga miqtë që në pjesën e parë, pas golit të Tarasov.  Rusët kaluan më tej, edhe shënuan dy gola në fund të ndeshjes me Niasse dhe Samedov. Ndërsa në  ndeshjen tjetër të këtij grupi ekipit të Sporting Lisbonë i duhej fitorja patjetër me Beshiktash, por turqit bllokuan lojën e tyre në pjesën e parë dhe e bënë të vështirë misionin e kualifikimit për portugezët pasi kualuan në avantazh në pjesën e dytë. Sporting barazoi dhe në 10 minutat e fundit kërkoi golin për kalimin e grupit, duke shënuar dhe fitorja 3-1 bëri që t'i bashkangjitej Lokomotivës së Moskës, në raundin tjetër të Eurpa League.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?