E pabesueshme! Bayern shkatërron Porton për 45 minuta, 5-0!
Barça me fitoren e kaluar 3-1 ndaj PSG, e pati më të lehtë kalimin më tej, në gjysmëfinale të Champions duke i mbyllur llogaritë që ne pjesën e parë, me dy gola të Neymar. Bajernit pas humbjes me Porton 1-3, iu desh të përmbyste rezultatin dhe u duk se e kishte më të vështirë, por "fortuna" gjermane bëri që në 45 minuta të shënonte pesë gola. Alcatanta, Boateng, Muller, dhe një dopietë e Levandovski, i dhanë Portos leksion që të mos pretendojë shumë me gjigantë të vërtetë të futbollit kontinental. Pjesa e dytë mbtetet thjesht formalitet për kualifikimin e Barçës e Bajern. Sakaq, dy ekipet e tjera që kuotohen më pak për kualifikimin, kërcënojnë pretendentët, për kualifikimin. Trajneri i Monacos, Leonardo Jardim paralajmëron Juventus se skuadra e tij ka kapacitet dhe inteligjencë për të fituar dhe për të avancuar në gjysmëfinale edhe pse humbi 1-0 ë takimin e parë në Torino. Bardhezinjtë e Conte triumfuan 1-0 falë golit të Vidal, por Jardim beson se gjithçka mund të ndodhë në Stade Louis II. – “Do të jetë e vështirë, por kjo është normale për një ndeshje të këtij niveli. Champions League është totalisht ndryshe nga kampionati francez. Gjithsesi ne kemi kapacitetin dhe inteligjencën për të zhvilluar një ndeshje të madhe, ashtu siç bëmë kundër Zenitit. Duhet të jemi të qetë, pasi Juventusi është një ekip me eksperiencë. Motivimi në të tilla takime vlen shumë dhe një stadium i mbushur plot do të na nxiste edhe më tepër”. Jardim mbi rrezikun që shfaqin Tevez e Morata, si dhe për një ndryshim të mundshëm të skemës në 3-5-2 thekson se – “Të gjithë te Juventusi janë lojtarë të mirë, jo vetëm në sulm. Nuk ka një pikë të vetme ku ata mund të kenë dobësi. Megjithatë ne jemi përgatitur për çdo skemë taktike të Juventusit dhe kemi besim se do t’ia dalim”. Diego Simeone këmbëngul se në skuadrën e tij nuk ka presion para çerekfinales së kthimit me Realin e Madridit në Champions. Pas barazimit pa gola në takimin e parë, në kampin tjetër, trajneri Diego Simeone mendon se te Atletico ka vetëm përgjegjësi dhe kualifikimi në gjysmëfinale është detyrim. – “Nuk ka arsye pse të ndiejmë presion, në një kohë kur skuadra është kompetitive dhe luan mirë. Pres një ndeshje emocionuese, nga ato që janë të rralla në futboll. Për momentin fokusi im është te mënyra se si mund ta dëmtojmë Realin dhe nuk mendoj për mungesat e tyre si Modriç apo Bale. Intensiteti i takimit të parë dëshmoi se çfarë presim nga kundërshtari, që është një prej ekipeve më të fortë në botë”. Argjentinasi thotë se në Bernabeu kundër Los Blancos, Mandzukiç mbetet në pikëpyetje. – “Në sesionin e fundit është stërvitur mirë, por gjendja e tij mbetet për t’u parë. Shpresojmë se do të jetë gati për të luajtur kundër Realit. Të gjithë lojtarët e mi në fakt duan të luajnë, kështu që nuk do të jetë e lehtë për mua të zgjedh. E kam një ide se kush do të luajë dhe ata do të jenë të parët që do ta marrin vesh”.
Witsel, Juve bën gati 18 mln euro
Ndeshja kundër Monacos në Champions League është në qendër të vëmendjes së klubit të Juves, megjithatë drejtuesit bardhezi nuk kanë lënë mënjanë edhe lëvizjet sa i përket merkatos. Një nga objektivat primarë të klubit të torinez është mesfushori i Zentit Axel Witsel. E ardhmja e Pogba tek Juve është në dyshim serioz, pasi ofertat që mund të vijnë nga klube me kapital të lartë si Reali i Madridit, Barcelona apo PSG, do të ishin të pa refuzueshme, kështu që drejtuesit juventin kanë filluar që tani të mendojnë për zëvendësuesin e mundshëm të diamantit francez. Ëitsel është përmendur edhe herë të tjera si një shënjestër e kampionëve të Italisë, ndërsa tashmë Juventusi i ka paraqitur një ofertë konkrete Zentit për belgun, mbi të cilën shkruhet shifra e 18 milion eurove. Gjithsesi për momentin klubi rus nuk kërkon të heqë dorë nga 26 vjeçari, pa 30 milion euro.
KOHA JONË SONDAZH

