E pabesueshme/ Koreja e Jugut shënon dy gola, Gjermania jashtë Botërorit
Gjermanët, kampionët e botës në fuqi ikin në shtëpi. Rrihen, bile në mënyrë të turpshme nga Korea e Jugut, një ekip shume modest, lojtarët e të cilit luajnë në Kore, bile disa prej tyre në kategorinë e dytë.
Kupa e Botës në Rusi pra sjell surprizën më të madhe të botërorit deri më tani, ku Gjermania është eliminuar që në fazën e grupeve, pasi është mundur 2-0 nga Koreja e Jugut.
Ikën me turp nga botërori duke zhgënjyer tifozët në mbarë botën. Sic i ndoqi i ekipeve qe kane fituar Kupen e Botes por qe jane eliminuar me pas qe ne fazen e grupeve. Kjo u ka ndodhur kampioneve qe prej vitit 1998. Edhe gjermanet e moren kete mallkim.
Eliminimin i parë në historinë e kombëtares gjermane. Trajneri ka marrë përgjegjësitë e tij për humbjen e sotme dhe eliminimin.
Ja fjalët e Low në intervistën pas ndeshjes.
“Ishte shumë e vështirë të zhbllokonim rezultatin. Nuk ia dolëm. Është e vështirë të thuhet pse kemi luajtur ashtu. Na ka munguar përqendrimi, vetëbesimi dhe siguria për të kryer kombinimet tona.
E meritonim eliminimin. Edhe në dy ndeshjet e mëparshme, si ndaj Meksikës ashtu edhe ndaj Suedisë nuk luajtëm me dinamikën e duhur duke bërë shumë gabime.
Sot krijuam shumë por nuk finalizuam, ndoshta na ka munguar edhe pak fati. Është shumë e vështirë të fitosh dy herë radhazi Kupën e Botës. Kur morëm vesh se Suedia kishte kaluar në avantazh, dolëm përpara për të provuar gjithçka dhe rrezikuam gjithçka por nuk ia dolëm.
Duhet ta analizojmë pse ndodhi. Por unë marr të gjitha përgjegjësitë”, u shpreh Low.
Kronika e ndeshjes:
Gjermanët vuajtën shumë ndaj Koresë, teksa në pjesën e parë, nuk kanë pasur asnjë mundësi të pastër shënimi. Werner ishte pranë golit në fundin e pjesës së parë, por mundësia më e mirë ishte për koreanët, të cilët në minutën e 25-të kishin mundësinë e artë për të kaluar në avantazh me Heung-Min Son, i cili nuk mundi të përfitonte nga pasiguria e Neuer.
Në pjesën e dytë trajneri Low bën disa ndërrime, ndërkohë që aksionet sulmuese shtohen në portën kundërshtare. Mario Gomez humbet shumë mundësi shënimi me kokë, ndërkohë që as Toni Kroos dhe Werner nuk konkretizuan shanset e tyre për shënim. Koreja në disa raste u shfaq shumë e rrezikshme në portën e gjermanëve, por Son nuk ishte i saktë në konkretizimin e aksioneve.
Minutat e fundit ishin dramatike.
Kim Young-Gwon shënoi në minutën e 4-t të shtesës, duke mbyllur këtu aventurën e pancerave në Kupën e Botës. Në minutën e 6-të shtesë, Son shënoi edhe golin e dytë për Korenë pas një dalje të Neuer në zonën e kundërshtarëve.
Gjermani ikën në shtëpi, duke qenë kampione e botës në fuqi. Një ekip i dobët që zhgënjeu jo vetëm gjermanët, por krejt tifozët kudo në botë. Edhe në Shqipëri numri i tifozëve gjermanë është i jashtëzakonshëm.