E pabesueshme! Në Europa League Kukësi “bombardon” Podgoricën 3-0, për 45 minuta

E pabesueshme, por e vërtetë. Në 45 e para të ndeshjes së kthimit të Europa League, Kukësi ka fituar 3-0.  Ndaj ekipit të Malit të Zi, Mladost Podgorica, brenda në Podgoricë ekipin nën-kampion i Shqipërisë po dhuron spektakël në fushë, duke dhuruar emocione të jashtëzakonshme për tifozët që e ndjekin dhe duke i dhënë një sukses historik ekipeve tona në pjesëmarrjet europiane. Në 13',  Felipe Moreira realizoi golin e parë për Kukësin dhe vetëm 6 minuta më pas në 19' kroati  Pero Pejiç e çoi rezultatin në 2-0.  në  32' Erick Flores realizoi golin e tretë, duke i dhënë një fitore të madhe Kukësit, që kishte humbur ndeshjen e parë në “Qemal Stafa” 1-0. Kjo humbje krijoi pak shanse se rezultati mund të përmbysej në transfertë. Megjithatë, në 45 minutat e mbetura, Kukësi duhet thjesht të administrojë këtë rezultat fantastik, për të mos pësuar tre gola, dhe për kaluar në turin e tretë të Europa League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?