E pabesueshme në Turqi, arrestohet gazetari pasi mashtroi për transferimin e mundshëm të Musialës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Turqi, ku një gazetar është arrestuar pasi raportoi se Galatasaray kishte arritur marrëveshje me Jamal Musialën.

Gazetari bëri të ditur se Galatasaray kishte siguruar shërbimet e yllit gjerman, duke hedhur në treg edhe një skenar të bujshëm për repartin ofensiv, me Musialën dhe Victor Osimhen në të njëjtën skuadër.

Por lajmi i publikuar nga gazetari i ka kushtuar shtrenjtë. Prokuroria e Republikës në Bakırköy ka urdhëruar arrestimin e tij, me akuzën për “përhapje publike të informacioneve mashtruese”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në Turqi, ndërsa lajmi për një transferim të mundshëm të Musialës te Galatasaray kishte marrë vëmendje të madhe në mediat sportive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për momentin, nuk ka një konfirmim zyrtar për një marrëveshje mes Galatasaray dhe Musialës, ndërsa arrestimi i gazetarit e ka bërë edhe më të bujshëm këtë histori.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?