E pabesueshme/ Reali diskuton kualifikimin në Champions, Bale luan golf (VIDEO)

Gareth Bale dhe Real Madrid gjatë këtij muaji pritet që të ndajnë rrugët, . Ekipi i Los Blancos kërkon sot në Manchester të përmbysë humbjen 1-2 që mund ta lërë jashtë Ligës së Kampioneve pa arritur çerekfinalet e turneut, por Bale i ka kërkuar trajnerit Zidane që të mos e grumbullojë.

Zidane e cilësoi si arsye personale vendimin e uellsianit, por ndërkohë “El Chiringuito” ka zbuluar se çështja personale e Bale për ditën e sotme ishte… një ndeshje golfi.

Uellsiani prej kohësh ka shprehur hapur pasionin që ka ndaj këtij sporti dhe kalon me orë të tëra duke u praktikuar. Sot, ndërsa ekipi gjendej në Manchester, Bale është shfaqur në një nga qendrat e golfit në Madrid. Pamjet e shpërndara nga TV spanjolle kanë acaruar tifozët, të cilët kërkojnë që klubi ta mbyllë një herë e mirë me uellsianin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?