E pazakontë/ Anglezët marrin vendimin e çuditshëm ndaj Coronavirusit
Coronavirusi po bëhet gjithnjë e më shumë një shqetësim i madh për disa shtete të Evropës.
Ky virus vdekjeprurës po përhapet me shpejtësi në “kontinentin e vjetër”, ndërsa janë konstatuar tashmë edhe rastet e para në Angli. Kaq ka mjaftuar që Federatës Angleze të Futbollit, të marrë disa masa për të shmangur përhapjen në masë.
Kështu është vendosur që duke nisur nga kjo fundjavë, nuk do të bëhet më shtrëngimi i duarve mes lojtarëve me njëri-tjetrin dhe arbitrat, ritual ky i zakonshëm para çdo ndeshjeje futbolli. Kjo masë do të aplikohet deri në një vendim të dytë, ndërsa në Angli po tregohen të kujdesshëm, për të mos përfunduar në mbylljen e stadiumeve.