E rrallë, në gjermani shënohet autogoli më qesharak i vitit

Werder Bremen është në telashe serioze, pasi po humb 3:0 kundër Mainz pas vetëm 20 minutave lojë në një ndeshje të Bundesligës në Bremen.

Werderi vjen nga një humbje turpëruese 6:1 ndaj kampionit në fuqi, Bayern Munich, javën e kaluar, dhe tani i ka pranuar tri gola për më pak se 20 minuta kundër Mainz, raporton Gazeta Express.

Kjo ia vështirëson punët skuadrës së yllit të Kosovës, Milot Rashicës, sepse tani do t’i duhet të luftojë për t’i shpëtuar rënies nga liga, duke qenë se ka vetëm tri pikë më shumë se zona e rrezikshme.

Robin Quasion shënoi për 1:0 për vizitorët pas vetëm 10 minutave lojë.

Portieri i Werderit shënoi në portën e vet në përpjekje për ta larguar një top të kthyer nga bashkëlojtari i vet në minutën e 15-të.

Tre minuta më vonë, Jiri Pavlenka e trefishoi epërsinë e Mainz.

SHKARKO APP