E rrallë/Ja çfarë ndodhi para ndeshjes Milan-Carpi (VIDEO)

Shikimet e egra dhe lëvizjet me origjinë nga tributë maori të Oqeanisë, që ndryshe njihet si vallëzimi “haka”, u performuan të enjten mbrëma në “San Siro” para ndeshjes Milan-Carpi.

Në të vërtetë, kërcimi mori jetë falë një grupi aktorësh të cilët kishin veshur fanellat kuqezi të Milanit dhe është pjesë e një marrëveshjeje marketingu mes skuadrës dhe brendit të kozmetikës “Nivea”.

Kjo shfaqje ka mjaftuar që në rrjete sociale të shpërthejë një valë zemërimi ndaj skuadrës së Milanit, duke iu rikujtuar drejtuesve se gjëra të tilla nuk kanë vend në futbollin europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Haka” nuk rezultoi më shumë fat për Milanin dhe nuk frikësoi aq sa duhet kundërshtarët e Carpit, të cilët morën një pikë në “San Siro” mjaftueshëm sa për t’iu larguar zonës së ftohtë të Serisë A.

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=-nS4vrWkMsA” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?