Ecuri e denjë për rënie nga kategoria, Sadedini premton: Marrim pikë ndaj Skënderbeut

Flamurtari tregon edhe njëherë defektet e kësaj faze të parë.

Humbja 3-1 ndaj Vllaznisë në takimin e fundit të kësaj faze i gjen vlonjatët në vendin e fundit me vetëm 2 pikë të grumbulluara pas 9 ndeshje. Ecuri e denjë për të rënë nga kategoria, diçka e cila nuk i pëlqen aspak trajnerit, Dritan Sadedini, që shprehet se lojtarët po japim maksimumin dhe rezultatet do të vijnë në takimet e ardhshme.

“Është e vërtetë që ishte një ndeshje që na duhej fitorja. Çunat u përpoqen deri në momentin e fundit. Kuptohet se dalja me karton të kuq e lojtarit tonë i dobësoi pozitat, pastaj erdhi një gol i dytë i papritur. Unë nuk kuptoj në fakt as arbitrat, ishte apo nuk ishte penallti ai episod i pjesës së dytë, që mund të ishte edhe penalltia e barazimit për ne. Mendoj se çunat u sforcuan dhe dhanë më të mirën deri në momentet e fundit. Rezultati pritej pasi ne prishëm skemat, pasi futem shumë lojtarë para dhe nuk kishim më se çfarë të prisnim pas 2-1”.


Pritshmëritë? 
Është e vërtetë që jemi në një gjendje të vështirë, por ne do të bëjmë punën tonë. Presim Korçën. Do të përpiqemi që të rehabilitojmë çunat sa më mirë këto 2-3 ditë mendoj për të marrë pikët dhe për të ecur përpara. Çunat janë profesionista. Për momentin po japin shpirtin dhe zemrën për këtë ekip dhe janë aty për të dhënë më të mirën për ekipin”.

SHKARKO APP