Edgar Cani në “radarët” e Ternanës

Edgar Cani mund të vijojë karrierën në Itali me Ternanën, skuadër e cila militon në Serinë B të futbollit italian. Sulmuesi shqiptar, pasi mbylli me zhgënim aventurën te Leeds United, ku u huazua gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar, është rikthyer në radhët e Catanias, që zotëroin kartonin e tij. Shtatlarti shqiptar, i cili ka zhvilluar 15 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola me kombëtaren kuqezi, luajti 45 minuta një një test miqësor kundër L’equipe Sicilia, por kjo nuk do të thotë se do të qëndrojë në ishull. Drejtuesit e Catanias po presim zhvillime të reja rreth të ardhmes së Canit, i cili kërkohet nga Ternana. Skuadra e Serisë B sheh te 26-vjecari profilin e lojtarit që i nevojitet në vijën e parë të sulmit. Problemi i vetëm për transferimin e Canit te kjo skuadër mbetet vetëm paga e lartë e futbolistit, që është e papërballueshme për një klub të vogël si Ternana. Për ish-sulmuesin e Shqipërisë ka shaqur interes edhe Salernitana, por klubi i spaongjitur në Serinë A, nuk ka bërë hapa të mëtejshëm përpara për të siguruar shërbimet e tij.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?