Edhe Vllaznia-Kukësi e trukuar! Paditet për shpifje këshilltari bashkiak i Shkodrës

Humbja e fundit e Vllaznisë në “Loro Boriçi” kundër Kukësit, 1-2, ka tërhequr vëmendjen edhe të këshillit bashkiak të Shkodrës. Anëtari i tij Eugen Vaso ka akuzuar për trukim të ndeshjes me Kukësin, duke shkuar madje deri tek një detaj, që sipas tij është kryer pagesa 100 mijë euro, për katër fitoret në këtë kampionat të kuksianeve, ndaj kuqebluve. Kukësi i ka fituar tre ndeshje me Vllazninë dhe do të luajë takimin e fazës së fundit në fushën e tij. Por këto akuza nuk kanë marrë ende një reagim zyrtar të klubit Vllaznia, ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi nga kampi kuksian që nëpërmjet një deklarate për shtyp i ka konsideruar akuzat e këshilltarit të bashkisë Shkodër si “të pabaza, të shëmtuara dhe që synojnë përbaltjen e imazhit të Kukësit”.  Në kundërpërgjigje, klubi i Kukësit thekson se Vllaznia, e njohur ndryshe si “djepi i futbollit shqiptar” nuk shitet dhe nuk blihet me euro dhe se duartrokitjet në fundin e takimit në “Loro Boriçi” për fitoren e Kukësit “mbysin” çdo zë dashakeqës për të dyja ekipet. Ndërkohë për të mos e lënë iniciativën e tij vetëm në kuadrin e një beteja mediatike, klubi kuksian do ta vazhdojë këtë aksion edhe në organet e drejtësisë, teksa është përgatitur një padi penale ndaj këshilltarit Vaso, që në bazë të kodit civil do të kërkojë dëmshpërblim për prishje të imazhit dhe shpifje.  Deklarata e klubit verilindor mbyllet me fjalët se Kukësi “është krenar për punën e bërë deri më tani dhe gjithashtu i hapur çdo personi dhe institucioni për të provuar ndershmërinë dhe lojën korrekte.”

Reagimi i plotë i Kukësit, ndaj akuzave të Eugen Vasos

Ne si klub i konisderojmë këto deklarata dashakeqëse , pa baza dhe të vetmuara , që synojnë përbaltjen e imazhit të Kukësit, krijuar me mund dhe djersë si askush klub tjetër në Shqipëri. Haluçinacionet e një këshilltari me mbiemrin Vaso, që me sa dimë ne babai i tij i respektuar i ka dhënë futbollit shkodran dhe atij kombëtar, meritojnë përbuzje në radhë të parë nga vetë klubi Vllaznisë, lojtarët dhe stafi .

Swiss Digital Desktop Reklama

“Djepi i futbollit shqiptar”, nuk shitet dhe nuk blihet me euro. Ne jemi krenuar me Vllazninë e dikurshme dhe me historinë e saj, ashtu siç krenohen shkodranët dhe mbarë shqiptarët me Kukësin e sotëm. Duartrokitjet e tifozërisë shkodranë në fund të takimit mbysin çdo zë dashakaqës për dy ekipet. Ndeshjet mes Kukësit dhe Vllaznisë në këto tre vite kanë qenë korrekte dhe mjaft të bukura. Vllaznia mbetet ndër te vetmet ekipe, së bashku me Partizanin , që e ka mundur Kukësin në fushën e vet , ashtu siç ne kemi fituar në Shkodër. Kukësi ka një objektiv madhor daljen kampion dhe për këtë punon ditë e natë dhe me djersë. Nëse ka një simbol të lojës korrekte në Shqipëri , ajo ka emrin Kukës. Ky klub, më i famshmi ndër klubet shqiptare në Kupat e Europës , e ka ngritur me nder flamurin kombëtar dhe atë të klubit në stadiumet europiane dhe aziatike , dhe nuk i ka përlyer kurrë këto simbole të shenjta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në do bëjmë padi penale ndaj këshilltarit në fjalë, dhe në bazë të Kodit Civil, dhe do kërkojmë dëmshpërblim për prishje imazhi dhe shpifje. Ndërkohë ne nuk do merremi shumë me të tilla tipa, pasi kemi punë përpara deri në marrjen e titullit. Nga ana tjetër sigurojmë gjithë dashamirësit tanë në Kukës , Shkodër e kudo se Kukësi do ecë përpara vetëm me ndershmëri e korrektësi. Këtë korrektësi ia provojmë sërish opinionit sportiv , dhe zotërisë në fjalë në ndeshjen e pas një jave për Kupën e Shqipërisë në Shkodër dhe e ftojmë ta shikojë takimin pa paragjykime dhe hamendësime. Në jemi krenarë për punën tonë dhe të hapur ndaj çdo personi e institucioni për të provuar ndershmërinë tonë dhe lojën korrekte.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?