Edi Rama sot në Shkodër, “Loro Boriçi” merr “ok”, projekti kushton 15 mln euro

 Këshilli Kombëtar i Territorit i ndez dritën jeshile nisjes së punimeve për rindërtimin e stadiumit të Shkodrës, “Loro Boriçi”. Në Shkodër ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili foli për projektin e ri që sipas tij do të prezantohet brenda disa ditësh. – “Do të ndërtojmë një stadium që i plotëson të gjitha kriteret e UEFA-s. Stadiumi aktual është një rrënojë që nuk e meritojnë qytetarët dhe sportdashësit e këtij qyteti. Stadiumi “Elbasan Arena” është një shembull i shkëlqyer por stadiumi i ri i Shkodrës do të jetë më i mirë,” –  theksoi kreu i ekzekutivit, Rama.  Sipas projektit stadiumi i ri në Shkodër do të mbajë mbi 17 mijë tifozë dhe do përveç do të jetë stadiumi më i madh në vend do të kushtojë rreth 15 milionë euro. Për rikonstruksioin e “Elbasan Arena” u deshën rreth 3 herë më pak para, çka edhe ndikoi në miratimin disi me vonesë të këtij projekti.  Fillimisht u parashikua që rikonstruksioni i stadiumit të Shkodrës do të përfundonte brenda muajit tetor për të pritur ndeshjen eleminatore kundër Serbisë. Mirëpo me shtyrjen e nisjes së punimeve nuk është e sigurt nëse punimet do të mbyllen në kohë dhe takimi i 8 Tetorit, i vlefshëm për eliminatoret Francë 2016, do të luhet në kryeqendrën e veriut. Aktualisht, stadiumi i vetëm i disponueshëm për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare në vendin tonë është “Elbasan Arena”. Stadiumi mitik “Qemal Stafa” që ka pritur historikisht ndeshjet e kombëtares sonë është në pritje të një tjetër projekti. Por kombëtarja me stadiumin tjetër edhe më të madh që do të ketë brenda vitit, atë të Shkodrës, nuk do të ndjejë për disa vite mungesën e një stadiumi në kryeqytet.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?