Edi Rama takon Kristiano Ronaldon në stadium, por prapë nuk shënon gol

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar ditën e sotme për në Torino ku ka ndjekur nga afër ndeshjen e parë të Juventus në shtëpi për këtë sezon dhe njëkohësisht debutimin e Cristiano Ronaldo përpara publikut bardhezi.

Kreu i qeverisë shqiptare ka pasur një ftesë speciale nga vetë presidenti i Juventus Andrea Angelli, i cili e ka shoqëruar Ramën deri në fushën e blertë përpara nisjes së sfidës kundër Lazio. Është vetë Rama që e ka treguar këtë me një foto të postuar në Instagram pak momente më parë.

Por Rama ka takuar edhe Ronaldon, por përsëri futbollisti i madh botëror nuk po gjen udhën e golit. Nuk shënoi as sot në ndeshjen kundër Lazio-s.

Pas ndeshjes Edi Rama ka postuar në facebook foto me Kristiano Ronaldon, duke e quajtur FOTO E DITES.

 

SHKARKO APP