Edi Rama: Vajzat e talentuara, pasionante për sportin dhe motivuese për sfidë

Është vërtetë inspiruese të dëgjosh dhe të përcjellësh me ovacionet e zjarrta që ndez sporti, lojën me pasion dhe talent të vajzave në ekipet e volejbollit të shkollave të mesme, për shpirtin e garës dhe zemrën e blatuar këtij dinamizmi të gjallë dhe konkurrues. Ato që fitojnë në këto ndeshje, janë jo vetëm krenaria e shkollave të tyre, por edhe përfaqësues të denjë të qarkut në kampionatin rajonal. Suksesi i tyre në këto garë është një dëshmi e përkushtimit dhe punës në ekip. Urojmë çdo ekipi më të mirën në përfaqësimin e tyre dhe shpresoj që të gjithë të kenë një përvojë të mrekullueshme dhe të mbushur me mësime të vlefshme. Sepse gjithçka është rezultat i punës dhe mundit të vajzave dhe përkushtimit për një përfaqësim sa më dinjitoz i drejtuesve dhe specialistëve që kanë asistuar zhvillimin e kësaj veprimtarie, që motivon të rinjtë dhe të rejat që t’i përkushtohen sportit që të përfshihen në sfidat e talentit.

Kryeministri, Edi Rama në një nga postumet në rrjetet sociale ka shkruar: Të talentuara, me shumë pasion për sportin, vajzat e ekipeve sportive të skuadrave të volejbollit në shkollat e mesme janë përballur në ndeshje të forta mes tyre, ku ekipet fituese do të përfaqësojnë qarkun në kampionatin rajonal.”

 Këtë postim, Rama e ka shoqëruar më një kolazh fotosh nga dinamika e zhvillimit të këtyre sfidave sportive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koha Jonë

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?