Edin Dzeko prezantohet te Roma

Ekipet italiane po përforcohen në prag të këtij sezoni. Roma që e mbylli në vendin e dytë kampionatin e kaluar prezantoi afrimin e fundit. Edin Dzeko është transferuar nga Manchester City duke firmosur deri në 2018 për Roma.

Gjatë konferencës sulmuesi boshnjak sqaroi se duhet të punojnë shumë që të sjellin trofe duke pranuar se Juventus mbetet ekipi që duhet mundur. Pikërisht skuadra torineze kërkon të përmirësojë mesfushën.

Synimi mbetet futbollisti i Schalke, Julian Draxler. Ai ka edhe 3 vite kontratë me ekipin gjerman, por Juventus e kërkon me ngulm. Megjithatë edhe 30 milionë euro nuk i kanë bindur drejtuesit e Schalke që të transferojnë në Torino 21-vjeçarin. Largimet në mesfushë e kanë bërë të nevojshme afrimin e lojtarëve cilësorë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?