FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO EDITORIAL/ Evropa “mban frymën”, sonte luhet finalja e madhe Itali-Angli

It’s coming home apo It’s coming to Rome? Këto janë dy shprehjet më të bukura, por dhe më të përdorura para finales së mbrëmjes së sotme të Evropianit mes Anglisë dhe Italisë. “Wembley” do të jetë i mbushur me 60 mijë tifozë, pjesa dominuese sigurisht nga “Tre Luanët”, të cilët janë në kërkim të triumfit historik që ende mungon në arkivën e tyre. Më në fund do të mësojmë edhe ekipin që do të mbretërojë për 4 vitet e ardhshme në Evropë. 

Mbetet të shohim se cili nga trajnerët do të bëjë zgjedhjet më inteligjente, Southgate me kujdesin e tepruar, apo Mancini me lojën e bukur dhe mbrojtjen solide. Njëri prej tyre me siguri që në fund do të buzëqesh në mbrëmjen më të rëndësishme të karrierës, ndërkohë që tjetrit duhet të presë ende. Në Angli janë në pritje prej një jete të tërë që futbolli të kthehet në shtëpi, por fillimisht duhet kaluar një kundërshtar i madh si Italia. 

Evropa mban frymën, luhet finalja Angli-Itali

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?