Edy Reja në ankth pas dëmtimit të Marash Kumbullës
Roma fitoi 3-0 ndaj Monzës, por lajmi i keq ishte dëmtimi i Marash Kumbullës. Te Roma dhe Kombëtarja kanë filluar të shqetësohen, pasi mbrojtësi kuqezi pësoi një tërheqje në kofshë, teksa u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 28-të, teksa për të ishte ndeshja e parë që e niste si titullarë në këtë sezon.
Mbetet për t’u parë nëse qendërmbrojtësi kuqezi rrezikon grumbullimin për ndeshjet e shtatorit të kombëtares, ndërsa mbrojtja kuqezi në prag të sfidave të shtatorit është në emergjencë totale pasi më parë është dëmtuar edhe Berat Gjimshitit dhe Kastriot Dermarku.
Trajneri Edoardo Reja, do të përballet me një problem shumë të madh, pasi në qendër të mbrojtjes në dispozicion ka vetëm Ardian Ismajlin ndërsa Veseli ende nuk ka luajtur asnjë minutë me Beneventon në sezonin e ri.