Efekti Messi ”çmend” Amerikën
Efekti Lionel Messi vazhdon të ndikojë në MLS. Sezoni i ardhshëm pritet të jetë akoma dhe më fitimprurës për skuadrat në futbollin amerikan.
Kampioni i botës është kthyer në një atraksion në Amerikë, diçka që po shfrytëzohet maksimalisht nga Inter Miami dhe jo vetëm. Klubet kanë përfituar duke rritur çmimet e biletave sa herë që kanë përballje me skuadrën nga Florida. Kjo histori do të zgjas edhe në vitin 2024.
Fanatikët e klubit të Columbus paguajnë mesatarisht 40 dollarë për një vend në stadium, teksa tashmë parashikohet se takimi me Inter Miamin e Messi do kushtojë midis 382 dhe 679 Dollarëve. Ofertës për tifozët nuk i ka shpëtuar as Nju Jork Red Bull. Ata do përfitojnë edhe aksesor të skuadrës në ndeshjen e parë të tyre në shtëpi.