Egbo: E dija që do të vuanim, nuk do e drejtoj pas janarit për arsye …

Egbo mori Tiranën në një moment të vështirë, por ka arritur që deri më tani të marrë dy fitore në dy ndeshje. Gjithsesi ish-portieri i bardhebluve nuk ka ndërmend që të mbetet trajner i ekipit pas janarit.

“E dija që do të ishte kështu në ndeshjen e sotme, pasi ndaj Partizanit shpërdoruam shumë energji. E dija që në pjesën e parë do të ishin disi të ngathët, por me rëndësi kishte të merrnim tre pikët, që ishte edhe objektivi ynë. Na mungonte gjysma e ekipit dhe shumë lojtarë luanin për herë të parë nga fillimi, ndaj them që kishte rëndësi të merrnim tre pikët.

E ardhmja? Do të drejtoj Tiranën deri në ndeshjen me Laçin dhe pastaj do të bisedojmë me presidentin, pasi e kam thënë edhe më herët që për arsye personale e shëndetësore, nuk dua të jem trajner i parë.

Pse mungoi Osmani sot? Osmani nuk është në formën më të mirë ndaj nuk luajti”, u shpreh Egbo.

 

SHKARKO APP