Egbo: E vlerësojmë Skënderbeun, fiton ai që bën më pak gabime

Tirana njeh vetëm fitore nën drejtimin e Emanuel Egbo. Trajneri i Tiranës në prag të ndeshjes ndaj Skënderbeut, ka vlerësuar kundërshtarin, ndërkohë që është shprehur se skuadra e tij me siguri që do të shënojë nesër.

“Të gjitha ndeshjet janë në një nivel të vështirë. Edhe ndeshja me Luftëtarin dhe Flamurtarin janë të njëjta si kjo me Skënderbeun. Çdo ndeshje duhet të vlerësohet maksimalisht. Çunat dhe ekipi janë gati që të japin 100% në fushën e lojës.

Keni planifikuar të lini pushim ndonjë prej titullarëve? Nuk më vjen mirë kur flitet për titullarët. Siç e kam thënë, të gjithë lojtarët brenda në këtë ekip, janë titullarë. Nuk ka rëndësi se kush e nis. Ka disa lojtarë që kanë luajtur shumë ndeshje bashkë dhe nuk mund t’i quaj titullarë, por lojtarë që rastis të nisin ndeshjen. Nuk ka ekip i parë dhe ekip i dytë te Tirana. Janë lojtarë të gatshëm në çdo ndeshje.

Pikat e dobëta të Skënderbeut? Ne gjithmonë shohim lojën tonë dhe unë merrem me ekipin tim. E vlerësojmë Skënderbeun, pasi kanë një trajner të mirë dhe lojtarë që kanë luajtur bashkë për disa vjet. Ndeshje është vlerësuar maksimalisht.

Bruno Dita? Unë flas për lojtarë që kam. Dita është një lojtar i mirë, është një armë plus për atë ekip që e ka. Nuk flas për lojtarët që s’kam në ekip.

A prisni një ndeshje me shumë gola nesër? Besoj se Tirana di të krijojë raste dhe të shënojë. Kemi biseduar me lojtarët që nëse mbajmë zero mbrapa, mund të shënojmë gola. Skënderbeu dhe ne luajmë hapur. Ai që bën më pak gabime do marrë maksimumin e ndeshjes”, deklaroi Egbo.

SHKARKO APP