Egbo: Fitore që erdhi nga durimi, nuk pash asnjë faull
Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo ju gëzua së tepërmi suksesit në sekondat e fundit të skuadrës së tij ndaj Bylisit. Sipas tij suksesi erdhi në saj të këmbënguljes së madhe.
“Kemi fituar sot se kemi duruar deri në minutën e fundit, duke vazhduar me presion të lartë kur ata ishin me një lojtar mangët ndikoi. Goli? Ka qenë e gjitha rrëmujë në zonë, është përplasur topi në turpin e mbrojtësit të tyre e të lojtarit tonë, përplaset në dorën e lojtarit të Ballshit, nuk shoh asnjë faull.
U thashë edhe djemve kur mbaroi pjesa e parë që nuk duhet të lëshojmë lojën. Një herë zbritën ishin me fat që shënuan e Doka ndoshta preku me dorë. Pamja nuk është shumë e qartë, duhet kaluar nga krahu tjetër për të parë a është apo jo?.
Vangjelin kemi menduar ta vazhdojmë në qendër si në tre ndeshjet e fundit se nuk është mirë të ndryshoj ekipin fitues. Osmani nuk është ende 100% për të zhvilluar ndeshjen, ka dhimbje mesi ndaj nuk është aktivizuar. Do të futet në kohë e duhur. Muçi edhe kur futet në ndeshjen me Laçin, futet gjithmonë në kohën e duhur, do të jetë efikas në fushë, ai është pjesë e ekipit, kemi besim në aftësitë e tij”, tha Egbo.