Egbo: Jap 100 për qind për Tiranën, duam fitoren ndaj Laçit

Emanuel Egbo e ka nisur më dy fitore aventurën në krye të Tiranës, edhe pse është vendosur si trajner i përkohshëm. Sfida e radhës për bardheblutë do të jetë e vështirë, pasi do të luajnë në transfertë ndaj Laçit, që njihet si skuadre fushe.

“Duhet të futemi në fushë me motivim të lartë. Jemi pranë objektivit që ka vendosur klubi në fillim të edicionit si dhe për vazhdimësinë për vitin e tjetër, ndaj do të jetë shumë e rëndësishme të marrim 3 pikët në këtë ndeshje. Kundërshtari është gjithmonë agresiv në shtëpi dhe e dimë këtë fakt, por jemi gati të japim 100%.

Nuk është se e nënvlerësuam Flamurtarin, por me ta ishte ndryshe nga Partizani. Flamurtari luante me 10 lojtarë në prapavijë, kurse me Partizanin ishte lojë e hapur. Çdo ndeshje ka specifikën e vetë. Çunat janë gati, ndeshjen duhet ta vlerësojmë maksimalisht.

A do të vazhdoni në krye të Tiranës? Nuk e di pse ma bëni këtë pyetje vazhdimisht. Të mbarojmë ndeshjen fillimisht dhe pastaj flasim me klubin. Unë e kam marrë vendimin. Jam në dispozicion të klubit më të madh në Shqipëri dhe jam gati të jap 100%.

Skema për Nwabuezen? Atë do ta diskutojmë me djemtë. Është sulmuesi më i mirë në kampionat dhe ka shumë aspekte të mira si futbollist, ndaj duhet kujdes”, u shpreh Egbo.

SHKARKO APP