FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Egbo: Jemi në rrugën e duhur, ta çojmë deri në fund atë që kemi nisur!

Tirana mori një tjetër fitore të rëndësishme ndaj Bylis, që e afron edhe më shumë drejt titulli kampion. Trajneri i bardhebluve, Emanuel Egbo në një deklaratë të dhënë pas ndeshjes është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.

“Është një ndjesi shumë e mirë. Lojtarët edhe pas tre muajsh vazhdojnë të bëjnë këto paraqitje shumë të mira. Tani kampionati ka rifilluar dhe jemi në rrugën e duhur. Duhet ta çojmë deri në fund atë që kemi bërë deri tani. Është një fitore shumë e rëndësishme.

Bylisi është një nga ekipet më të forta të kampionatit. Në fazën e parë të kampionatit ka marrë pikë ndaj Partizanit dhe Kukësit. Ne do t’i marrim ndeshjet një nga një dhe do të qëndrojmë më këmbë në tokë, pasi janë edhe 27 pikë në lojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çështja Ngo’o? Nuk ka ndodhur asgjë me sulmuesin. Ajo që ka ndodhur është diçka brenda familjes. Nuk ka diçka të keqe me të, ne jemi një familje dhe këto ndodhin në familje. Është një sulmues i mirë. E kemi sqaruar. Ai e dinte që do të gjuante penallti, por s’ka gjë për t’u shqetësuar. E duam njëri-tjetrin”, deklaroi Egbo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?