Egbo: Llogaritë po na prishin qetësinë, reaguam si ekip i bashkuar!

Trajneri i Tiranës Emanuel Ego u shfaq i lumtur pas barazimi 1-1 në derbin ndaj Partizanit. Strategu nigerian vlerësoi shpirtin e sakrificës së ekipit të tij si deh talentin Muçi.

“Jemi në sprintin final të kampionatit dhe normalisht që pavarësisht punës tonë, të gjithë fillojnë dhe bëjnë llogaritë, ndaj kjo na e prish disi qetësinë në fushë. Për më tepër ishte një ndeshje derbi, që të karikon më shumë sesa duhet dhe ne vinim pas dy humbjeve radhazi në këtë sfidë.

Goli nga stoli? E kam thënë gjithmonë që ne si staf i shohim më qetësisht gjërat dhe marrim përsipër shumë faktorë, kur vendosim të bëjmë një ndërrim. Më vjen mirë që sot ishte radha e Muçit të hynte në fushë dhe të shënonte.

Unë e kam thënë gjithmonë që ne do t’i marrim ndeshjet me radhë dhe vetëm në fund të kampionatit do të bëjmë llogaritë. Tani do të mendojmë për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Bylisit, sepse duam finalen dhe pastaj do të mendojmë sërish për kampionatin.

Pikërisht se është skuadra e bashkuar, ne luajtëm deri në sekondat e fundit dhe ia dolëm të marrim barazimin. Po të shikoje, lojtarët vraponin dhe ndihmonin njëri-tjetrin deri në sekondën e fundit, për të shmangur humbjen. Djemtë e kanë të qartë që vetëm duke bashkëpunuar më njëri-tjetrin, brenda dhe jashtë fushës, mund të arrijmë rezultate.

Muçi meriton më shumë minuta? Duhet thënë se para pandemisë vinte nga dëmtimi dhe nuk ishte në formën më të mirë. E kemi përfshirë gradualisht, duke i dhënë minuta në skuadrën e parë, por edhe në ekipin e të rinjve, ndërsa sot na e shpërbleu me golin e barazimit”, u shpreh Egbo.

SHKARKO APP