Egbo: Problemet i zgjidhim brenda familjes, e veçantë të jesh trajner i Tiranës
Tirana vijon që të fitojë dhe të afrohet me titullin kampion. Strategu i bardhebluve foli rreth zëvendësimit pas sulmuesi humbi penalltinë në pjesën e parë. Tekniku nigerian shtoi se këto janë probleme brenda familjes që duhet të zgjidhen brenda tyre.
“Është gjithçka normale. Kështu u thashë djemve pas pjesës së parë. Duhet të fitojmë me ato raste që kemi. Për mua është një trepikësh që kemi fituar dhe duhet të vazhdojmë punën. Të kalojmë në kupë ditën e enjte, më pas në kampionat.
Zëvendësimi i Ngoo? Ishte diçka brenda familjes. Një episod që nuk duhet të ndodhë, duhet ta rregullojmë brenda familjes.
Aventura te Tirana? Si e kam thënë, kemi dhe 8 ndeshje për kampionatin. Pastaj do flasim. Është një diçka e veçantë të jesh 24-herë trajneri i kampionëve. Në fund të shohim. Jemi në rregull me veten tonë. E kemi në dorë, nuk duhet ta lëmë te ekipet e tjera. Të shikojmë punën tonë”, deklaroi trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo.