Egjipti mori fitoren e parë në Botëror, Salah: Moment për t’u ndjerë krenarë!

Egjipti ka hyrë në histori duke siguruar fitoren e parë në një fazë finale të Kupës së Botës, pasi mposhti me rezultatin 3-1 Zelandën e Re në ndeshjen e dytë të grupit. Heroi i mbrëmjes ishte padyshim Mohamed Salah, i cili udhëhoqi skuadrën drejt përmbysjes me një gol dhe një asist.

Takimi nisi më mirë për Zelandën e Re, që befasoi afrikanët në minutën e 15-të. Finn Surman shfrytëzoi një moment të mirë në sulm dhe kaloi ekipin e tij në avantazh, duke i dhënë besim skuadrës oqeanike.

Megjithatë, Egjipti reagoi fuqishëm në pjesën e dytë. Mostafa Zico riktheu baraspeshën në minutën e 58-të, duke i dhënë jetë shpresave të skuadrës së drejtuar nga trajneri egjiptian. Pas golit të barazimit, në skenë doli Mohamed Salah.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ylli egjiptian realizoi golin e përmbysjes në minutën e 67-të, duke ndezur festën e tifozëve afrikanë. Më pas, në minutën e 82-të, Salah dhuroi edhe asistin për Trezeguet, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 3-1 dhe një fitore historike për Egjiptin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund të ndeshjes, Salah nuk e fshehu emocionin për suksesin e arritur. “Ajo që ndodhi sot është histori për ne si egjiptianë. Tani duhet të përqendrohemi te puna jonë, të stërvitemi fort dhe në fund do të shohim se ku do të renditemi në grup”, deklaroi sulmuesi, i cili u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.

Kapiteni i Egjiptit theksoi se objektivi i skuadrës është të vazhdojë të përfaqësojë me dinjitet vendin e saj në arenën më të madhe të futbollit botëror.

“Duam t’i bëjmë njerëzit krenarë dhe do të japim maksimumin tonë në çdo ndeshje”, përfundoi Salah.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?