Egjipti mund me penallti Australinë dhe kualifikohet në 1/8-at

Egjipti ka siguruar një vend në fazën e 1/8 së finales të Botërorit 2026, pasi mposhti Australinë me rezultatin 5-3 pas goditjeve të penalltive, në sfidën e zhvilluar në Dallas.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.
“Faraonët” kaluan të parët në avantazh në minutën e 13-të falë golit me kokë të Emam Ashour. Australia riktheu ekuilibrin në minutën e 55-të, kur Mohamed Hany shënoi autogol.

Para nisjes së serisë së penalltive, Australia vendosi të ndryshonte portierin, por lëvizja nuk dha rezultat. Harry Souttar dhe talenti 19-vjeçar Lucas Herrington gabuan nga pika e bardhë, duke i dhënë Egjiptit fitoren dhe kualifikimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përfaqësuesja afrikane siguron kështu për herë të dytë në histori një vend në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?