Egjipti përmbys Zelandën e Re, Uruguai ngec ndaj Kepit të Gjelbër në Botërorin 2026

Egjipti mori një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Zelandës së Re në ndeshjen e dytë të Grupit G të Kupës së Botës 2026, e zhvilluar në Vancouver të Kanadasë, duke rikthyer shpresat për kualifikim në fazën tjetër të turneut.

Skuadra nga Oqeania e nisi më mirë takimin dhe kaloi në avantazh në minutën e 14-të me Surman, i cili shfrytëzoi një asist të Payne dhe mposhti portierin egjiptian Shobeir. Zelanda e Re krijoi edhe disa raste të tjera për të dyfishuar epërsinë, ndërsa Egjipti hasi vështirësi për të depërtuar në mbrojtjen kundërshtare.

Gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë. Në minutën e 58-të, Mostafa Ziko barazoi rezultatin pas asistit të Mohamed Hany. Vetëm nëntë minuta më vonë, Mohamed Salah vulosi përmbysjen, duke shënuar për 2-1 pas një pasimi nga Ziko. Sulmuesi i Liverpoolit ishte protagonisti kryesor i ndeshjes, pasi kontribuoi edhe me një asist. Goli i tretë për afrikanët erdhi në minutën e 82-të, kur Hassan finalizoi një aksion të nisur nga Salah, duke vulosur fitoren 3-1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, në Grupin H, Uruguai dhe Kepi i Gjelbër u ndanë në barazim 2-2 në sfidën e luajtur në Miami të Shteteve të Bashkuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kepi i Gjelbër kaloi i pari në avantazh në minutën e 21-të me Kevin Pina, i cili realizoi golin e parë historik të vendit të tij në një fazë finale të Kupës së Botës. Uruguai reagoi në fundin e pjesës së parë dhe përmbysi rezultatin falë golave të Maxi Araujo në minutën e 44-t dhe Agustin Canobbio në kohën shtesë.

Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Marcelo Bielsa nuk arriti ta ruante epërsinë. Në minutën e 61-të, Hugo Varela përfitoi nga një gabim i mbrojtjes uruguaiane dhe barazoi shifrat në 2-2.

Pas dy barazimeve radhazi, Uruguai e ka vështirësuar ndjeshëm rrugën drejt kualifikimit dhe do të jetë i detyruar të marrë rezultat pozitiv në përballjen e fundit ndaj Spanjës. Nga ana tjetër, Kepi i Gjelbër vazhdon të befasojë dhe mban gjallë shpresat për të kaluar më tej në turne.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?