Egjipti shtang Argjentinën në 45 minutat e para, Messi humbet penallti
Pjesa e parë e sfidës mes Argjentinës dhe Egjiptit, që po zhvillohet në “Mercedes-Benz Stadium” në Atlanta, është mbyllur me rezultatin 0-1 në favor të “Faraonëve”, pas një 45-minutëshi të mbushur me raste dhe emocione.
Egjipti kaloi në avantazh në minutën e 15-të. Pas një krosimi të saktë nga Marëan Attia, mbrojtësi Yasser Ibrahim fitoi duelin ajror ndaj Lisandro Martinez dhe me një goditje të saktë me kokë dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Vetëm tre minuta më vonë, Argjentina pati mundësinë ideale për të rikthyer baraspeshën. Gjyqtari akordoi penallti pas ndërhyrjes së Haissem Hassan ndaj Nicolas Tagliafico, por Lionel Messi nuk arriti të mposhtte portierin Mostafa Shobeir, i cili priti në mënyrë spektakolare goditjen nga pika e bardhë.
Presioni i argjentinasve vijoi edhe në vazhdim. Në minutën e 28-të, Alexis Mac Allister provoi me kokë brenda zonës, por Shobeir reagoi sërish në mënyrë fantastike, duke ruajtur të paprekur portën.
Tre minuta më pas, Messi iu afrua golit me një goditje dënimi nga distanca, por tentativa e kapitenit argjentinas u ndal nga shtylla e majtë.
Në minutën e 39-të, portieri egjiptian Mostafa Shobeir konfirmoi formën e jashtëzakonshme, duke realizuar një tjetër pritje spektakolare nga një distancë shumë e afërt, për të mbajtur në avantazh Egjiptin.
Pas 45 minutave të para, Egjipti kryeson 1-0 ndaj Argjentinës, ndërsa protagonisti absolut i pjesës së parë mbetet portieri Mostafa Shobeir, me një seri ndërhyrjesh vendimtare.
KOHA JONË SONDAZH

