Egnatia fiton me një penallti ndaj Skënderbeut, ruan kreun e renditjes
Egnatia e nisi vitin me fitore, teksa mposhti minimalisht Skënderbeun në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Superiore.
Një penallti e shndërruar në gol nga Fernando në minutën e 59-të, vendosi duel. Joel rrëmbeu topin në zonë Ramos, me këta të fundit që goditi në mënyrë të parregullt dhe shkaktoi 11 metërsh.
Korçarët tentuan të reagojnë, por rastet e krijuara ishin të pakta. Me këtë fitore, Egnatia mban vendin e parë me 40 pikë, ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e gjashtë me 22 pikë.

KOHA JONË SONDAZH

