Egnatia fiton titullin kampion për herë të tretë radhazi

Egnatia ka konfirmuar dominimin në futbollin shqiptar, duke u shpallur kampione e Shqipërisë për sezonin 2025–2026 dhe duke siguruar titullin e tretë radhazi në elitën e futbollit vendas.

Skuadra rrogozhinase arriti të kurorëzojë sezonin me sukses, pavarësisht se kampionatin e rregullt e mbylli në vendin e tretë. Në fazën “Final Four”, Egnatia tregoi forcë dhe vazhdimësi, duke regjistruar tri fitore vendimtare që i siguruan trofeun e kampionit.

Në sfidën e fundit të sezonit, Egnatia triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Dinamos, duke e mbyllur garën në kuotën e 37 pikëve. Me të njëjtin total pikësh e përfundoi edhe Elbasani, i cili fitoi 2-1 ndaj Vllaznisë pas një përmbysjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, titulli shkoi në duart e skuadrës së drejtuar nga Nevil Dede, falë avantazhit në ndeshjet direkte, kriter që rezultoi vendimtar në renditjen finale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky sukses përforcon statusin e Egnatias si skuadra më dominuese e viteve të fundit në futbollin shqiptar, ndërsa Elbasani dhe Vllaznia do të duhet të presin ende për të rikthyer ambiciet e tyre për titull.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?