Egnatia fitore spektakolare me “poker” ndaj Elbasanit, garë e hapur për titull

Egnatia ka dhuruar një spektakolare në sfidën e dytë të “Final Four”, duke mposhtur me rezultatin e pastër 4-0 Elbasanin dhe duke konfirmuar ambiciet për mbrojtjen e titullit kampion. Rrogozhinasit zgjidhën gjithçka që në pjesën e parë, falë një dominance të qartë dhe efikasitetit para portës.

Kampionët në fuqi e nisën takimin më kërkues dhe epërsia erdhi në minutën e 28-të. Sulmuesi Bakayoko zhbllokoi sfidën me një supergol nga distanca, duke ndezur entuziazmin në kampin e Egnatias.

Vetëm pak çaste para përfundimit të pjesës së parë, sulmuesi i rrogozhinasve goditi sërish. Në minutën e 45-të, Bakayoko dyfishoi rezultatin, ndërsa Fernando vulosi një fraksion të parë spektakolar me golin e tretë, pas një realizimi të bukur teknik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, Elbasani tentoi të reagojë dhe u shfaq më insistues në kërkim të golit, por pa sukses. Tsague iu afrua rrjetës, por tentativa e tij u ndal nga shtylla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Goli i katërt dhe i fundit erdhi në minutën e 88-të, kur Albano Aleksi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke shndërruar në gol penalltinë e fituar nga Flamur Ruçi dhe duke vulosur përfundimisht triumfin 4-0.

Pas kësaj fitoreje, Egnatia ngjitet në kuotën e 31 pikëve, po aq sa Elbasani dhe Vllaznia, duke e bërë garën për titull edhe më të fortë. Në javën e ardhshme, rrogozhinasit do të përballen me Vllazninë, ndërsa Elbasani do të kërkojë reagimin ndaj Dinamos.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?