Egnatia fundos Tiranën, Bylis dhe Dinamo paqe pa gola në Ballsh

Superliga zhvilloi këtë të shtunë dy ndeshjet e radhës për raundin e 13-të. Tirana u mposht 0-1 nga Egnatia, ndërsa në Ballsh vendasit e Bylis dhe Dinamo barazuan 0-0. Në 16:30 nis ndeshja e fundit e raundit mes Flamurtarit dhe Vorës në stadiumin e Vlorës. Në “Selman Stërmasi”, Tirana u mposht 0-1 nga Egnatia. Bardheblutë pësojnë humbjen e tetë këtë sezon dhe e shohin veten në kuotën e shtatë pikëve për vendin e fundit.

Krizë e plotë në klubin më të titulluar në Shqipëri, teksa tifozët bardheblu brohoritën në stadium me thirrje kundër presidentit Refik Halili. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Bakayoko në minutën e 27-të të ndeshjes nga një penallti e akorduar pas konsultës me VAR. Ky tri pikësh e barazon Egnatian me kreun, që ndahet me AF Elbasanin.

Bylis dhe Dinamo barazuan 0-0. ‘Blutë’ e Dajës humbën shansin për t’u futur në zonën play-off. Katër ndeshje radhazi pa fitore për Dinamon. Pas ndeshjeve të sotme kreu ndahet nga AF Elbasani dhe Egnatia, ndërsa në fundin e “ftohtë” mbeten Bylis, Flamurtari dhe Tirana.

Swiss Digital Desktop Reklama

Superliga shqiptare e futbollit, raundi 13-të:

Swiss Digital Mobile Reklama

E premte, 28 nëntor 2025

AF Elbasani 0-0 Partizani

Vllaznia 0-1 Teuta

E shtunë, 29 nëntor 2025

13:30 Bylis 0-0 Dinamo

13:30 KF Tirana 0-1 Egnatia

16:30 Flamurtari – Vora

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?