Egnatia ka siguruar 1.71 milionë euro nga UEFA, por mund ta trefishojë nëse arrin grupet

in action during UEFA Champions League 2026/27 qualifications football match between NK Celje (SLO) and KF Egnatia (ALB) in Celje, Slovenia on July 28, 2026 Foto: Luka Kotnik

Egnatia nuk po lufton vetëm për të shkruar historinë në arenën evropiane, por edhe për të siguruar të ardhura që mund të ndryshojnë ndjeshëm të ardhmen financiare të klubit. Kampionia e Shqipërisë ka garantuar tashmë 1.710.000 euro nga UEFA, pavarësisht rezultatit në dy sfidat e ardhshme të sezonit evropian.

Shuma e siguruar deri tani përfshin 700.000 euro për pjesëmarrjen në katër raundet kualifikuese (175.000 euro për secilin raund), 750.000 euro bonus për arritjen në fazën “play-off” dhe 260.000 euro si bonus për fitimin e titullit kampion të Shqipërisë.

Kjo do të thotë se edhe nëse Egnatia eliminohet në raundin e tretë të Europa League dhe më pas në “play-off”-in e Conference League, klubi nga Rrogozhina do të arkëtojë gjithsesi 1.71 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, objektivi i madh mbetet kualifikimi në fazën e ligës, ku përfitimet financiare rriten ndjeshëm. Nëse Egnatia siguron një vend në fazën e ligës së Conference League, të ardhurat totale nga UEFA do të arrijnë në 3.870.000 euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Skenari ideal për kampionët e Shqipërisë është kualifikimi në fazën e ligës së Europa League. Në këtë rast, klubi do të përfitonte plot 4.330.000 euro nga UEFA, një shifër që do të përbënte një nga të ardhurat më të mëdha financiare të regjistruara ndonjëherë nga një klub shqiptar në garat evropiane.

Përveç prestigjit sportiv dhe mundësisë për të përballuar klube të nivelit të lartë kontinental, Egnatia po luan edhe për një shpërblim ekonomik që mund të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin e klubit në vitet e ardhshme. Me 1.71 milionë euro tashmë të garantuara dhe mundësinë për të arritur deri në 4.33 milionë euro, skuadra rrogozhinase ndodhet përballë një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?