FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Egnatia me sy nga kualifikimi dhe milionat e Europës, rriten kërkesat për bileta

Egnatia disa vite më parë bënte përpjekjet për të ngjitur shkallët e futbollit shqiptar, dhe sot është në turin e tretë të Conference League, duke kaluar për herë të parë dy raunde europiane. Kualifikimi ndaj Dinamo Minskut nuk ishte thjesht një sukses teknik, por një provë karakteri, vendosmërie dhe pjekurie për një skuadër që nuk ndalet më në ëndërrimin e saj.

Në fitoren ndaj bjellorusëve u pa qartë një skuadër me bosht të qartë, me ide të pastra loje dhe me përqendrim maksimal në momente kyçe. Në ndeshjen e kthimit, Egnatia mbrojti me mençuri avantazhin minimal dhe arriti të menaxhojë presionin, duke treguar se suksesi i turit të parë nuk ishte rastësi. Loja pragmatiste e Tetovës, forca e grupit dhe ekuilibri mes reparteve janë bërë identiteti i kësaj skuadre, e cila nuk ka emra të mëdhenj, por funksionon si një mekanizëm i mirëvajtur.

Kualifikimi në turin e tretë nuk sjell vetëm lavdi sportive, por edhe përfitime konkrete financiare. Me kalimin e çdo turi, shpërblimi nga UEFA rritet dhe arkëtimet gjithashtu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në qytet ndjehet qartë atmosfera entuziaste. Rrogozhina është veshur me simbolet e klubit, ndërsa kërkesa për bileta është rritur ndjeshëm që tani. Lojtarët, stafi dhe drejtuesit janë të vetëdijshëm se përballja me Olimpijën do të jetë një sfidë më e fortë se të mëparshmet, por asgjë nuk është më e bukur sesa të provosh kufijtë e mundësive të tua. Klubi është në rrugën e duhur, skuadra është e uritur dhe ëndrra europiane tashmë ka marrë formën e një realiteti të bukur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?