Egnatia mëson 6 kundërshtarët në pjesëmarrjen historiken në Conference League
Egnatia ka mësuar kundërshtarët me të cilët do të përballet në pjesëmarrjen e parë historike në fazën e ligës së UEFA Conference League.
Kampionët e Shqipërisë do të kenë përballë gjashtë skuadra nga vende të ndryshme të Europës, me shortin që i ka rezervuar një kalendar me sfida interesante dhe udhëtime të rëndësishme.
Egnatia do të luajë tri ndeshje në transfertë dhe tri të tjera në shtëpi. Në transfertë, rrogozhinasit do të përballen me Bragwn nga Portugalia, Lincoln Red Imps nga Gjibraltari dhe Aarhus nga Danimarka.
Ndërkohë, në stadiumin e saj, Egnatia do të presë Midtjylland të Danimarkës, Universitatea Craiova të Rumanisë dhe Žalgiris Kaunas të Lituanisë.
Kundërshtarët e Egnatias

✈️ SC Braga 🇵🇹 – transfertë
🏠 Midtjylland 🇩🇰 – shtëpi
✈️ Lincoln Red Imps 🇬🇮 – transfertë
🏠 Universitatea Craiova 🇷🇴 – shtëpi
✈️ Aarhus 🇩🇰 – transfertë
🏠 Žalgiris Kaunas 🇱🇹 – shtëpi
Ky është një moment historik për klubin rrogozhinas, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë fazë të kompeticionit për herë të parë. Përballjet me skuadra me eksperiencë europiane, veçanërisht Braga dhe Midtjylland, do të jenë një test i rëndësishëm për kampionët shqiptarë.

KOHA JONË SONDAZH

