Egnatia mund Partizanin, Bylis bën “paqe” me Elbasanin
Egnatia mori një fitor të pastër 2-0 ndaj Partizanit, në supersfidën e javës së 25-të në Superligë. Fitore e merituar nga rrogozhinasit, që ishin dominues për shumicën e kohës. Lushkja zhbllokoi takimin në minutën e 5-të, ndërsa Sota dyfishoi shifrat në minutën e 62-të.
Me këtë sukses, Egnatia shkëputet në krye të renditjes me 48 pikë dhe në vitin 2025 njeh vetëm fitore. Në krahun tjetër, Partizani konfirmon momentin e vështirë, pasi nuk njeh fitore prej katër ndeshjesh.
Bylisi dhe Elbasani nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1. Pjesa e parë foli më tepër për Elbasanin, që gjeti dhe golin me Tsage. Bylisi jo vetëm barazoi me Berkon në pjesën dytë, por tentoi përmbysjen. Në fund të dy skuadrat mjaftohen me nga 1 pikë. Mezani debuton në këtë mënyrë, teksa përballë kishte Gvozdenoviç.
KOHA JONË SONDAZH

