Egnatia, nga ëndrra në dominim, sezoni i artë që sjell titullin e dytë radhazi

Egnatia ka shkruar një faqe të re të lavdishme në historinë e futbollit shqiptar, duke u shpallur kampione e Shqipërisë për herë të dytë radhazi në Abissnet Superiore. Ajo që fillimisht dukej si një surprizë sezonin e kaluar, tashmë është konfirmuar si realitet i qëndrueshëm, pasi skuadra nga Rrogozhina nuk ka lënë asnjë dyshim për forcën, organizimin dhe mentalitetin fitues që e karakterizon.
Suksesi i Egnatias nuk është rastësi. Ai është rezultat i një pune të gjatë në ndërtimin e identitetit së skuadrës. Në qendër të këtij projekti qëndrojnë: Një trajner që i ka dhënë frymë loje ekipit, pa bujë por me shumë efekt.
Drejtues të klubit që kanë investuar me zgjuarsi, duke sjellë lojtarë të përzgjedhur jo vetëm për cilësinë, por për karakterin e tyre brenda grupit. Një grup lojtarësh që janë bërë familje, ku secili e njeh rolin e vet dhe kontribuon në funksion të skuadrës.
Fitorja bindëse 0-4 ndaj Vllaznisë në finalen e “Final Four” ishte një tjetër dëshmi se Egnatia nuk është thjesht kampione. Dominuese, klinike dhe e pamëshirshme, skuadra rrëzoi çdo dilemë rreth asaj se kush e meritonte fronin e futbollit shqiptar. Me dy tituj kampion radhazi, ky klub i vogël në përmasë, por i madh në zemër dhe ambicie, ka fituar respektin e gjithë futbollit shqiptar.
KOHA JONË SONDAZH

