Egnatia nuk di të ndalet në merkato, transferon edhe Guindo

Egnatia nuk ndalet në këtë sesion të merkatos. Pas prezantimit të Sotës ditën e djeshme, klubi rrogozhinas prezanton blerjen më të re. Një emër i njohur rikthehet në Abissnet Superiore: Saliou Guindo afrimi më i fundit i kampionëve.

Sulmuesi nga Mali ka qenë pjesë e Laçit, Bylisit dhe Skënderbeut në kampionatin shqiptar, ndërsa së fundmi është aktivizuar me Lamian në Greqi.

“Saliou Guindo afrimi më i fundit i kampionëve. Sulmuesi i njohur për kampionatin Shqiptar është afrimi më i fundit i Presidentit Demrozi. Pas firmosjes së kontratave, futbollisti i bashkohet ekipit në stërvitje”, shkruhet në njoftimin e klubit rrogozhinas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Guindo është afrimi i pestë i Egnatias në janar. Deri më tani janë transferua redhe Sota, Dajsinani, Leo Melo dhe Fernando.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?