Egnatia pret shortin e Conference League, ja rivalët e mundshëm në aventurën historike
Egnatia hyn në një tjetër kapitull të aventurës së saj europiane, teksa sot do të mësojë kundërshtarët që do të ketë përballë në sezonin 2026-2027 të UEFA Conference League. Shorti, që pritet të zhvillohet në orën 13:00, do të përcaktojë rrugëtimin e kampionëve të Shqipërisë në fazën e ligës së këtij kompeticioni.
Skuadra rrogozhinase e siguroi pjesëmarrjen në Conference League pas eliminimit në Play Off e Europa League nga Lillestrom. Tashmë, Egnatia do të kërkojë të shkruajë një tjetër histori në arenën ndërkombëtare, duke pasur përballë gjashtë kundërshtarë të ndryshëm.
Egnatia ndodhet në vazon e gjashtë, së bashku me Thun, CSKA Sofia, Kauno Žalgiris, Mjällby dhe Iberia Tbilisi. Kjo do të thotë se ekipi shqiptar do të përballet me skuadra të niveleve dhe profileve të ndryshme, me shorti që mund t’i rezervojë edhe emra të njohur të futbollit europian.
Në vazot e tjera gjenden ekipe me eksperiencë të madhe ndërkombëtare, si Atalanta, Ajax, Monaco, Freiburg, Copenhagen, Braga, si dhe Brighton e Panathinaikos. Për Egnatian, sfida do të jetë e madhe, por njëkohësisht edhe një mundësi për të matur veten me kundërshtarë të rëndësishëm.
Sipas formatit të ri të UEFA-s, Egnatia do të zhvillojë gjashtë ndeshje në fazën e ligës, tre në shtëpi dhe tre jashtë fushe, ndaj gjashtë ekipeve të ndryshme.
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?
Results
Vota totale: 5101

