Egnatia rigjen fitoren në kampionat, zhyt në krizë të thellë Tiranën
Egnatia u rikthye te fitorja në kampionat duke marrë një sukses minimal 1-0 ndaj Tiranës, në sfidën që hapi javën e 12-të të Abissnet Superiores.
Ishte një sfidë e luftuar por vendasit kanë arritur që të marrin maksimumin e pikëve falë një goli të shënuar nga Ndreca në fundin e pjesës së parë.
Tirana është munduar të reagojë, por pa arritur që të evitojë humbjen në këtë transfertë. Kjo ishte humbja e dytë radhazi për bardheblutë, që tashmë e shohin veten në një pozicion kritik në tabelën e klasifikimit, me 11 pikë pas 12 javësh.
Egnatia merr një fitore të çmuar dhe momentalisht ngjitet në vendin e dytë në klasifikimin në kuotën e 19 pikëve.
KOHA JONË SONDAZH

