Egnatia shkatërron me “poker” Kukësin dhe ruan kreun e renditjes

Egnatia regjistroi fitoren e radhës në kampionat, teksa mposhti Kukësin me shifrat e thella 4-1, në sfidën e vlefshme për javën e 20-të në Superiore.

Malota zhbllokoi sfidën në minutën e 17-të, ndërsa në minutën e 34-t, Fernando shënoi të dytin. Braziliani gaboi nga penalltia, por përfitoi nga topi i kthyer, duke e dërguar topin në rrjetë. 3 minuta më vonë, sulmuesi Mario Gjata shënoi të tretin.

Pjesa e dytë nisi me Kukësin më kërkues, me verilindorët që ngushtuan shifrat me golin e Rashitit në minutën e 80-të, por 9 minuta më vonë, ishte Montenegro, që shënoi të katërtin për Egnatian, duke vulosur shifrat në 4-1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Egnatia mbetet në krye të renditjes me 43 pikë, 8 më shumë se ndjekësit e Partizanit, ndërsa Kukësi mban vendin e parafundit me 19 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?