Egnatia shkatërron Partizanin, Tirana mund me poker Kukësin
Partizani ka pësuar një humbje të rëndë në Rrogozhinë, ndaj Egnatias vendase, me rezultatin 3-0. Vendasit shënuan dy gola të shpejtë, në shtesën e pjesës së parë, me anë të Fernandos, i cili shndërroi në gol një 11-metërsh, dhe të Zejnullait.
Ky i fundit vulosi fitoren e Egnatias në minutën e 70, me golin e tretë të ndeshjes dhe të dytin personal. Partizani ruan kryesimin pavarësisht kësaj humbjeje, me 19 pikë pas 10 ndeshjesh, një më pak se Tirana që mposhti në kryeqytet Kukësin, me rezultatin e thellë 4-1.
Hasani, Behiratçe, Patrick dhe Limaj (penallti) ishin autorët e golave për bardheblutë, ndërkohë që golin e përkohshëm të barazimit e vendosi Basha. Skuadra verilindore 30 minutat e fundit luajti me një futbollist më pak, pas ndëshkimit të Ndreca-s me karton të kuq.
KOHA JONË SONDAZH

