Egnatia shkon në finalen e Kupës, eliminon Vllazninë në shtesë

Egnatia i bashkohet Kukësit, në finalen e Kupës së Shqipërisë. Rrogozhinasit, ia dolën të eliminojnë Vllazninë, pas shtesave.

Shkodranët ia dolën të triumfojnë 1-0 në kohën  e rregullt, ashtu siç fitoi Egnatia në duelin e parë.  Vendosi goli i shënuar nga Alivoda në pjesën e parë të takimit.

Në 30 minutat e shtesës, skuadra e Tetovës, ishte më e qartë, ndonëse luajtën me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Albano Aleksit.

Në minutën e 103-të, Montenegro barazoi shifrat me kokë, duke bërë që të pllakosë heshtja në stadium.

Këtë barazim, Egnatia e mbrojti deri në fund, për të siguruar kualifikimin në finale, aty ku do të përballen me Kukësin, me verilindorët që eliminuan Tiranën. Finalja e Kupës së Shqipërisë, do të luhet më 14 maj.

SHKARKO APP