Egnatia triumfon në Vorë, stoli bën diferencën
Egnatia ka bërë një përmbysje spektakolare në transfertë, duke mposhtur Vorën me rezultatin 3-1 në javën e dytë të kampionatit. Rrogozhinasit e panë veten në disavantazh, por reaguan shpejt dhe me një pjesë të dytë shumë më efikase siguruan tre pikët.
Pjesa e parë nuk prodhoi gola, edhe pse Vora ishte skuadra më kërkuese. Vendasit patën disa mundësi dhe kontrolluan për minuta të gjata ritmin e lojës, ndërsa Egnatia e pati të vështirë të krijonte rrezik real për portën e Harizajt.
Gjithçka ndryshoi pas pushimit. Në minutën e 65-të, Vora kaloi në avantazh. Dionellis ekzekutoi me shpejtësi një rivënie anësore dhe gjeti Karricën, i cili pas një rrotullimi të bukur goditi me të majtën dhe mposhti Dajsinanin.
Avantazhi i vendasve zgjati vetëm katër minuta. Egnatia reagoi menjëherë dhe në minutën e 69-të gjeti barazimin. Albanese depërtoi nga krahu i majtë dhe shërbeu në qendër për Adjessën. Sulmuesi, i sapofutur në fushë, reagoi shpejt dhe devijoi topin në rrjetë.
Rrogozhinasit nuk u ndalën dhe vetëm gjashtë minuta më vonë përmbysën rezultatin. Këtë herë ishte Albanese protagonist. Ai mori topin në krahun e djathtë, u zhvendos drejt qendrës dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin pas shpinës së Harizajt për 1-2.
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?
Results
Vota totale: 2487

