FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City luajnë sot ndeshjet e para në raundin e dytë të UEFA Conference League

Ditën e sotme 3 skuadra shqiptare do të luajnë ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues në UEFA Conference League, me shpresën për të vijuar më tej në kompeticionin europian.

Dinamo City do të jetë skuadra e parë që zbret në fushë. Blutë do të përballen në transfertë me Atletic Escaldes të Andorrës, në sfidën që do të zhvillohet në stadiumin “Estadi FAF” dhe nis në orën 16:00.

Më pas është radha e Vllaznisë, e cila pret në shtëpi islandezët e Víkingur Reykjavik. Kuqeblutë do të luajnë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, me fillim nga ora 20:30. Pas një paraqitjeje të suksesshme në turin e parë, Vllaznia synon një tjetër rezultat pozitiv, këtë herë me mbështetjen e tifozëve të zjarrtë në shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, Egnatia do të udhëtojë për t’u përballur me Dinamo Minsk. Ndeshja do të luhet në “Municipal Stadium Mezőkövesd” në Hungari, me fillim nga ora 20:45.

Swiss Digital Mobile Reklama
Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City luajnë ndeshjet e para në raundin e dytë të UEFA Conference League

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?