Ekipet spanjolle bëjnë historinë në Champions, fitojnë të pesta

Barcelona, Atlético Madrid, Villarreal, Real Madrid dhe Real Betis kanë regjistruar fitore në të njëjtin raund të Champions League, duke realizuar një arritje historike për futbollin spanjoll. Sipas gazetës “Mundo Deportivo”, për herë të parë, pesë përfaqësuesit e Spanjës triumfuan në pesë ndeshje të ndryshme gjatë të njëjtit raund.

Seria e rezultateve pozitive nisi të martën, kur Barcelona përmbysi disavantazhin ndaj Galatasarayt, duke fituar me rezultatin 4-1 në Stamboll. Ndërkohë, Atlético Madridi mposhti Manchester Unitedin 2-0, ndërsa Villarreal siguroi një sukses 3-1 përballë Napolit.

Festën spanjolle e plotësuan të mërkurën Real Madridi dhe Real Betis, të cilët arritën fitore pas përmbysjeve dramatike. Madrilenët triumfuan 4-3 ndaj Romës në “Stadio Olimpico”, pasi kishin qenë në disavantazh me dy gola, ndërsa Betisi mposhti Porton 3-2 në stadiumin “La Cartuja”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas “Mundo Deportivo”, precedenti më i afërt daton në dhjetor të vitit 2019, kur katër skuadra spanjolle, Barcelona, Valencia, Atlético Madridi dhe Real Madridi, fituan përballë Interit, Ajaxit, Lokomotiv Moskës dhe Club Brugge.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, këtë herë bilanci ishte edhe më mbresëlënës, me pesë fitore në pesë ndeshje.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?