Ekipi futbollit Leiçester City shpallet kampion i Anglisë
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Vi7–Jh9sbI” width=”560″ height=”315″]
Historike! Leiçester City është kampioni më i ri i “Premier Leagues”. Dhelprat siguruan titullin kampion pas barazimit që Totenhemi mori në transfertë përballë skuadrës së Chelsea. Spursat barazuan me rezultatin 2-2 në “Stamford Bridge”, duke dalë matematikisht nga gara për titullin kampion. Miqtë pavaresisht avantazhit në pjesën e parë duke shënuar me Keane dhe Son, nuk arritën që ta ruajnë dot dhe në pjesën e dytë. Vendasit ishin më agresiv në fraksion e dytë duke shënuar dy gola me Cahill dhr Eden Hazard, duke marrë një barazim që nxjerr nga loja Totenhemin nga lufta për titullin kampion. Kur kanë mbetur dhe dy ndeshje deri në fund të sezonit Leiçesteri ka 77 pikë, ndërsa Tottenhemi 70 pikë.
Një sukses historik për ekipin e Klaudio Ranierit që i ka surprizuar të gjithë me këtë super sezon duke u kurorzuar ashtu siç e meritojnë.
Ja si e ndjekin ndeshjen live tifozet e Leicesterit:
Shikoni se si e festuan tifozët e Leicester Cityt këtë gol në video
KOHA JONË SONDAZH

