Ekipi kuqezi do luajë miqësore me skuadrën që merr pjesë në ”Euro 2024”

Kombëtarja do marrë pjesë në Euro 2024 dhe në grupin B do përballet me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Federata Shqiptare e Futbollit ka gjetur akordin me kolegët e saj në Zvicër dhe në datën 26 mars 2024 do luhet një miqësore mes tyre.

Zvicër-Shqipëri pritet të luhet në Zurich, por sipas Supersport nuk është vendosur ende përfundimisht qyteti. Kuqezinjtë do kenë shumë mbështetje në tribuna, duke ditur se një pjesë e mirë e shqiptarëve jetojnë në Zvicër.

Veç saj, FSHF po punon për të siguruar të paktën edhe një miqësore në mars, teksa në maj 2024, sipas datave të lira të UEFA-s do ketë edhe dy miqësore para finaleve të “Gjermani 2024”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?